Fule në Maqedoni sjell lajme të rëndësishme?

Euro-komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule sërish do ta vizitojë Maqedoninë. 

Nuk kaloi shumë kohë që ai ndërmjetësoi në zgjidhjen e krizës politike në vend, tani do të jetë në mision të ri, të realizojë raundin e katërt të HLAD- dialogut të lartë mes Maqedonisë dhe Brukselit.

Informatat për ardhjen e tij me datë 8 ose 9 prill nuk i kanë konfirmuar por as nuk kanë mohuar nga kabineti i tij për Tv Alfa. 

Nëse Fule vjen me 8 prill ose një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, me gjasë do ta prezantojë dhe votimin e Euro-Parlamentit për Rezolutën e raportuesit Howitt e cila u anulua javë më parë për shkak të krizës politike në vend, që ndodh ditën e njëjtë.

Në këtë votim, në fakt jepet mendim për raportin e Komisionit të muajit tetor.

Ajo që është më e rëndësishme për Maqedoninë, është se Raporti special pranveror i KE-së, i cili do të përqendrohet në konkludimet e Samitit të fundit të Këshillit për Maqedoninë, përkatësisht fqinjësinë e mirë me Bullgarinë, zhvillimin e negociatave për kontestin e emrit me Greqinë dhe rezultatet e Dialogut aderues në nivel të lartë (HLAD), do të jetë gati dhe do të publikohet më 16 prill. 

Atë, sipas praktikës së mëparshme të Komisionit, e përgatisin të gjitha departamentet në qeverinë joformale të BE-së, ndërsa atë ditë do ta shpall Eurokomisari për zgjerim Stefan Fule.

Sipas burimeve në KE, nëse zgjedhjet lokale do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe nëse ato kalojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, mund të pritet që edhe ky raport i jashtëzakonshëm i Komisionit të jetë pozitiv, dhe me këtë, Këshilli Evropian, në muajin qershor të mund caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. 

Lajme të ngjashme

Back to top button