E kujt do jetë Struga? Ja se çfarë flasin statistikat

E kujt do të jetë, kush do të udhëheqë dhe a do ta humbin shqiptarët Strugën ?

Këto janë pyetjet kryesore që qarkullojnë në opinion në këtë fushatë zgjedhore lidhur me të ardhmen e qytetit të Strugës i cili është i populluar me popullsi të përzier etnikisht, ku shumica janë shqiptarë.

Unifikimi i partive maqedonase VMRO dhe LSDM për qytetin e Strugës ka nxitur edhe më shumë dilemat dhe frikën se shqiptarët mund ta humbin qeverisjen me Strugën në këto zgjedhje si pasojë e ndarjes së votës mes partive shqiptare në këtë qytet.

Nëse bazohemi në zgjedhjet e kaluara duke pasur parasysh të dhënat statistikore atëherë mund të themi se Struga sipas gjitha gjasave do të udhëhiqet përsëri nga një shqiptar, por vetëm nëse shqiptarët dalin të unifikuar dhe në mënyrë masovike në zgjedhje duke mbështetur në raundin e dytë kandidatin shqiptar në këtë garë.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, kandidatët e subjekteve politike shqiptare morën 1280 vota më shumë se PAE dhe VMRO-DPMNE-ja, kjo, me gjasë,  e bën të pamundur misionin e subjektit maqedonas për të fituar në Strugë, sidomos kur të kihet parasysh se pjesa dërmues e votave të Canoskit në këto, zgjedhje pritet të shkojnë në “konton” e BDI-së.

Synimet e kampit politik maqedonas për ta fituar Strugën janë minimale ose thuajse të pamundura, sepse tanimë situata në këtë drejtim është edhe më e qartë se në zgjedhjet vendore të para katër viteve, kur në garën zgjedhore ishin futur tre kandidatë shqiptarë.

Nëse analizohen rezultatet e zgjedhjeve vendore të para katër viteve, del që tri kandidatët e bllokut politik shqiptar arritën së bashku të tubojnë 15625 vota, ndërsa kandidati i VMRO – DPMNE vetëm  7014 vota.

Situata në drejtim të realizimit të pretendimeve të bllokut të partive politike maqedonase për ta marrë mandatin për drejtimin e Strugës në katër vitet e ardhshme bëhet edhe  më i pamundur kur të kihet parasysh që në këtë zgjedhje kandidatët nga subjektet politike shqiptare  mund të llogarisin edhe numrin e konsiderueshëm të votave të cilat para katër viteve i mori Fiat Canoski nga radhët e PAE, 7331, sosh, i cili në këto zgjedhje është në koalicion me BDI-në.

Kështu rezultatet e zgjedhjeve vendore të  para katër viteve, kur kandidati i BDI-së Ramiz Merko fitoi me 9150, vota, kur Fiat Canoski tuboi 7331 vota, Sllavko Koteski i VMRO 7014, Mendi Qyra i PDSH-së 5147 dhe Xhevdet Nasufi i DR-së 1328, e bën të pamundur misionin e maqedonasve për “të ngritur lart flamurin maqedonas në Strugë”, kjo edhe për faktin se  edhe me votat e PAE të Canoskit në zgjedhjet e para katër viteve votat “shqiptare” ishin për 1280 më tepër se votat e kandidatëve të tjerë, pra Canoskit dhe Koteskit. Dhe, kur atyre votave tu shtohen edhe 7331 “të Canoskit”, situata në këtë drejtim kristalizohet edhe më tepër. 

Nga ana tjetër situata për sa i përket këshillit komunal gjithashtu nuk ndryshon shumë. Në përbërjen e shkuar të Këshillit të Komunës së Strugës subjekti politik shqiptar së bashku kishte një këshilltar më tepër se subjektet tjera. Kjo sepse përbërja  e Këshillit 27 anëtarësh ishte si vijon: BDI kishte 8, VMRO-DPMNE kishte 6,  PDSH 4, LSDM 3, PAE 3, DR 2 dhe PL 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button