Gjinushi: Letërsia dhe studimet e Luan Starovës duhet të përfshihen sa më parë në programet universitare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka organizuar sot veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akad. Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes.
Akademiku Luan Statova ishte i pranishëm së bashku me familjen e tij.
Në fjalën e hapjesë së kësaj veprimtarie akademik Skënder Gjinushi, Kryetar i Akadmisë së Shkencave të Shqipërisë theksoi se Luan Starova që në krye të herës zgjodhi të bëjë emër si krijues në Paris, ku ai nisi karrierën shkencore me mbrojtjen e doktoratës, dhe 50 vjet më pas kjo kryeqendër e kulturës botërore e vlerësoi me çmimin më të lartë të Francës në letërsi, “Margaret Yourcenar”.
Një model të rrallë të harmonizimit të fuqisë krijuese me dinjitetin njerëzor, e quajti akademiku Gjinushi Luan Starovën. Ai tha ndër të tjera se gjatë gjithë kësaj periudhe akademi të shkencave dhe universitete të ndryshme kërkojnë ta bëjnë të vetin Luanin tonë dhe Akademia jonë, e cila ndihet e nderuar që e ka prej vitesh në trupën e saj si anëtar të jashtëm.
“Luan Starova – akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë”ka qenë tema e kësaj veprimtarie, në të cilën morën pjesë akad. Skënder Gjinushi Kryetar i Akademisë së Shkencave që mbajti fjalën e mirëseardhjes, akad. Ali Aliu ; akad. Vasil S. Tole; akad. Shaban Sinani; prof. dr. Fatmir Sulejmani (Maqedoni e Veriut); Matteo Mandalà (Itali) online; dr. Arian Leka; dr. Eris Rusi (Korçë); prof. asoc. dr. Eldon Gjika; dr. Virion Graçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button