Posselt: Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor ose më së voni në dhjetor

Maqedonia do të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian, ndërsa Këshilli Evropian në Samitin në qershor, më së voni në dhjetor, do të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë, në një deklaratë për korenspondentin e MIA-s nga Strasburgu, e theksoi deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, disa minuta para takimit të tij me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle, i cili pasdite  do ta shpallë Raportin special për vendin tonë.

Sipas Posseltit, i cili është pjesë e grupit “Miqtë e Maqedonisë” nga Europarlamenti, raporti për të cilin PE-ja do të votojë muajin e ardhshëm, do të jetë gjithashtu shumë pozitiv për Maqedoninë.

“E patë projekt rezolutën e votuar nga ana e Komitetit për punë të jashtme (AFET) që nuk do të ndërrohet dhe ne, më pak ose më shumë, do ta miratojmë të njëjtën edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian në maj. Mendoj se kjo është hap i mirë përpara në rrugën e Maqedonisë drejt eurointegrimit. Nëse Këshilli Evropian jep dritë të gjelbërt, nuk e di a do të bëhet kjo në qershor ose në dhjetor, mendoj se këtë vit do t’i filloni negociatat inkuadruese me BE-në”, thotë Posselt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button