Isamedin Limani, nuk merrem me politikë

‘Nuk jam politikan’, kështu e ka komentuar vendimin për dorëheqjen e tij nga funksioni kryetar i Gjykatës Administrative, Isamedin Limani.

Ai dorëheqjen e parashtroi menjëherë pasi kolegët e tij gjykatës dhanë dritë jeshile për rreth të tretë zgjedhor në Qendër dhe Strugë, me çka nuk janë më kryetar Andrej Zhernovski dhe Zijadin Sela.
 
‘Gjykatësit të cilët kanë për detyrë të japin verdiktin e tyre për zgjedhjet, zgjidhen me anë të hedhjes së shortit. Disa vendime të gjykatësve nuk kanë lidhje me Ligjin. Në këtë sinjalizova edhe më herët’ tha Limani.  

Dje, edhe nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi ishte i befasuar nga vendimi i Gjykatës Administrative për rivotim në Qendër dhe Strugë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button