Ethnos: Fule i ndihmon Gruevskit

Me titullin “Loja për fillimin e bisedimeve me Shkupin” gazeta “Etnos” sot shkruan se euro-komisari për zgjerim Stefan Fule me publikimin e sotëm të raportit të përkohshëm për Maqedoninë luan edhe në letër për të realizuar përpjekjet e tij për ta mbështetur Shkupin dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Fule i cili ka arritur marrëveshje për promovim të vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë, edhe përkundër çështjes së pazgjidhur të emrit, shpreson se do të kryejë trysni ndaj Athinës dhe në kombinim me propozimin e ri të Nimetz do të nxjerrë një afirmim nga ana e Qeverisë greke në Samitin e Qershorit” shkruan gazeta.

Sipas po të njëjtit burim, propozimi i fundit i Nimetz, edhe pse nuk është publikuar krejtësisht korniza por vetëm ato informata që kanë të bëjnë me emrin “Republika e Epërme e Maqedonisë”, nuk përputhet me pozitat greke dhe Athina nuk mund ta pranojë atë sepse përcaktimi gjeografik i vendosur para fjalës “Republika” praktikisht domethënë që ai nuk vlen.

Greqisë nuk i konvenon as edhe propozimi për shtrirjen e përdorimit të emrit të ri i cili do ta zëvendësojë referencën FYROM, sepse kërkohet “përdorim më të gjerë të mundshëm” e jo erga omnes si që kërkon Athina, theksojnë burime diplomatike për MIA-n. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button