Ardhja e mërgimtarëve, ja për sa është shtuar numri i pasagjerëve në muajin mars

Rreth 70 mijë pasagjerë kanë zbritur në Aeroportin e Shkupit në muajin mars.

Gjatë muajit mars të këtij viti është shënuar numër rekord i udhëtareve që kanë zbritur në Aeroportet e Maqedonisë.

Në Shkup dhe në Ohër janë regjistruar 71.589 pasagjerë, që paraqet rritje të numrit të udhëtarëve për 24.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ në Shkup, gjatë muaji mars të vitit 2013 janë transportuar 68.434 udhëtarë, që paraqet rritje për 21.9 për qind nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve që janë shënuar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjithashtu rritje e numrit të pasagjereve është evidentuar edhe në aeroportin ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër, ku janë regjistruar 3164 udhëtarë, që paraqet rritje për 120 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ka pasur 1148 udhëtarë, thuhet në komunikatën e MTL-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button