Gjykata Administrative debaton për 60 padi të LSDM-së

Gjykata Administrative sot debaton dhe vendos për 60 padi të parashtruara nga LSDM-ja kundër vendimeve të KSHZ-së për Shkup, Butel, Gjorçe Petrov, Berovë, Veles dhe Karbincë.

Mbrëmë Gjykata pranoi 32 padi të VMRO-DPMNE-së, me çka të dielën shkohet në raund të tretë zgjedhor në disa vendvotime në Qendër dhe Strugë.

Me vendimet që i morri Gjykata administrative prishen vendvotimet ku janë regjistruar mbi 6 mijë votues, ndërsa dallimi mes Zhernovskit dhe Todoroviqit në rrethin e dytë ishte 981 vota.

Kryetari i Gjykatës Administrative Husamedin Limani dha dorëheqje pas vendimit të Gjyqit ti pranojë paditë e VMRO-së për Komunën Qendër.

Kandidati i LSDM-së për Qendrën, Andrej Zhernovski me reagim kundër vendimit të Gjykatës Administrative.

Për të vendimi i gjykatës është i turpshëm dhe regjim i situatës me të cilën ballafaqohemi çdo ditë.

‘Opozita dhe unë, edhe në raundin e parë por edhe në të dytin, sipas vullnetit të qytetarëve të Qendrës, fituam, por qeveria tani tenton që nëpërmjet Gjyqit, ta shpall të pavlefshëm vullnetin e qytetarëve me të vetmin qëllim të mos zbulohet krimi që është bërë në Qendër me projektin ‘Shkupi 2014’. Ne nuk ngrisim flamur të bardhë, shkojmë edhe në një fitore, dhe shpresojmë se qytetarët e Qendrës dhe një herë do tu tregojnë se kush dëshirojnë ti udhëheqë’ tha Zhernovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button