Zaev: Është herët të flitet për zgjidhje kadrovike

Është shumë herët të flitet për çfarëdo qoftë zgjidhje kadrovike, thotë nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për “Fama”, pas shkrimeve se së bashku me Radmilla Sheqerinska do ta udhëheqin LSDM-në pas kongresit të majit.

Gazeta “Utrinski Vesnik” shkroi se kjo dyshe është opcioni më i pëlqyer në mesin e anëtarëve të partisë pas kongresit të majit dhe se lideri aktual Branko Cërvenkovski nuk e kundërshton këtë gjë.
Sipas spekulimeve në media dhe në opinion, si pasues të mundshëm të Cërvenkovskit përmenden Kire Naumov, Igor Ivanovski dhe nënkryetari Zoran Jovanovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button