Ali Ahmeti ngushëllon amerikanët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime ndaj amerikanëve për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit, ku u vranë tre veta dhe mbi 100 u plagosën

“Me hidhërim të thellë pranova lajmin për sulmin e djeshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm në Boston të SHBA-ve, andaj dua që në emër të BDI dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e jetëve dhe për plagosjen e shumë të tjerëve Këto akte terrori ndaj qytetarëve meritojnë çdo dënim dhe janë absolutisht të papranueshme nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj mënyrës sonë të jetëses dhe vlerave demokratike në asnjë mënyrë nuk do të ngadhnjejnë mbi të drejtën dhe respektin e të drejtave dhe lirive të njerëzve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paguajnë një çmim të lartë për detyrën e tyre fisnike dhe të vështirë për promovimin e vlerave demokratike gjithandej në botë, por ne, shqiptarët, qëndrojmë pranë popullit amerikan në këto përpjekje për një botë me më shumë siguri, paqë, stabilitet dhe demokraci”, theksohet në telegramin e Ahmetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button