Heshtja e realitetit mund të jetë diskriminim

Mediumet mund të diskriminojnë (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi), mund të përkrahin ose të promovojnë diskriminim dhe mund të krijojnë kushte për diskriminim. Kjo zbulohet lehtë dhe mund të trajtohet.
Më e vështirë për t’u zbuluar dhe për të reaguar në mënyrë adekuate është heshtja e realitetit. Heshtja e realitetit mund të jetë fshehje ose përkrahje pasive, mirëpo gjithsesi është manipulim i opinionit, i cili fiton një fotografi/informatë jo të plotë.

Me rëndësi të veçantë është heshtja e realitetit me ndonjë qëllim të caktuar. Fshehja e thelbit. Fshehje duke folur, e madje edhe duke përsëritur. 

Sipas Ligjit për festat (PDF), 8 prilli është ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit rom. Dhe për këtë u njoftuam nga mediumet. Informata zakonisht paraqitet si njoftim i Ministrisë për punë dhe politikë sociale, e shoqëruar me një fjali se bëhet fjalë për Ditën ndërkombëtarëve të romëve. 

Përveç transmetimit të njoftimit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe të dispozitës ligjore se bëhet fjalë për ditë jopune për pjesëtarë e komunitetit rom, mediumet i përcollën edhe porositë dhe urimet e udhëheqësisë shtetërore dhe atyre partiakë. Kjo mund të shihej në ?V Sitel, Press 24, Brif, Kanal 5, ?1?n, Kurir, TVM, ?lfa (ku u dha, sikurse edhe në një medium tjetër, edhe një sqarim i shkurtër i historiatit të kësaj dite dhe u promovua shembulli unik pozitiv i situatës së romëve në Maqedoni), Dnevnik… Te numri më i madh i këtyre mediave është përdorur pothuajse shprehja e njëjtë, e më shpesh, madje edhe fotografia e njëjtë. Një qasje dhe përpjekje pak më ndryshe për paraqitjen e perspektivave të ndryshme ofroi TV Telma në kontributin: “Dita ndërkombëtare e romëve – arsimi është armë e fuqishme”.

8 prilli është ditë kur duhet të shënohet kultura e romëve dhe të ngritet vetëdija për problemet specifike me të cilat ballafaqohen romët.

Në media nuk u paraqitën artikuj me të cilat promovohet kultura e romëve, me anë të të cilave qytetarët do të kishin mundësi që të njoftohen më gjerësisht me traditat, zakonet, historiatin dhe zhvillimin e komunitetit rom (as në suaza botërore, e as në Maqedoni). Vetëm disa media lokale përcollën informata për ngjarje/takime që mbahen me rastin e Ditës botërore të romëve. I tillë është shembulli i OhridNews dhe ?era TV.

8 prilli nuk u shfrytëzua nga pjesa më e madhe e mediave as për ngritjen e vetëdijes së popullatës për stereotipet dhe paragjykimet që e përcaktojnë sjelljen ndaj romëve, e as për diskriminimin individual, institucional dhe strukturor me të cilin romët ballafaqohen për çdo ditë, e as për lëndueshmërinë e këtyre grupeve. 

Vetëm disa media mund të ndahen si përjashtime në mosinteresimin e përgjithshëm për këtë temë. I tillë është portali NOVA ku është përcjellë deklarata e kryetarit të Partisë për emancipimin e plotë të romëve – Samka Ibraimovski, e poashtu është përcjellë edhe ftesa e Komisionit Evropian që ua bën vendeve anëtare të BE-së ”të bëjnë përpjekje plotësuese për bashkim kundër diskriminimit të popullatës rome”. Informata për ftesën e Komisionit Evropian është transmetuar edhe në 24 Vesti. Është dëm që nuk është bërë përpjekje që kjo porosi të futet në kontekstin e Republikës së Maqedonisë, mirëpo, mu kjo medie është njëra nga të rrallat, që me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve ka bërë përpjekje për të të bërë së paku një analizë të vogël.

8 prilli nuk u shfrytëzua as që nga ana e mediave që t’i parashtrojnë pyetje pushtetit se çka ndodh me Dekadën e romëve, çfarë rezultatesh janë arritur në kuadër të aktiviteteve që ndërlidhen me Dekadën, ku qëndron konkretisht përparimi për të cilin flasin pjesa më e  madhe e funksionarëve të pushtetit në deklaratat e tyre dhe çka bëri Maqedonia gjatë kryesimit me Dekadën e romëve?

Mediat që e përmendim Dekadën e romëve, zakonisht u referohen vetëm aspekteve pozitive të saj, pa mos bërë një analizë më të detajuar për efektet e mirëfillta të saj (për shembull, ?V Siteli në kontributin ”Romët të kënaqur nga Dekada në pjesën që ka të bëjë me arsimin” ose në medien e njëjtë, kontributi me titull: “Romët e festojnë 8 prillin”).

Një përshtypje të veçantë lë dallimi i dukshëm në trajtimin e kësaj teme në media në vitin 2010 dhe sot. Në vitin 2010 paraqiten një numër i madh mediumesh që ofrojnë analiza, parashtrojnë pyetje dhe e shfrytëzojnë 8 prillin që të debatojnë për politikën, e cila në nuk e ndryshon gjendjen e romëve në Republikën e Maqedonisë, që, në përgjithësi, është e keqe. Në vitin 2012 akoma mund të shihen analiza kritike të pozitës së romëve. Për shembull, analiza e TV Telmës me titull “Pozita e romëve të Maqedonisë si në Luftën e Dytë Botërore!” ose reportazhi në Kanalin 77 me titull “Varfëria i detyron romët të kërkojnë azil në vendet e premtuara të Evropës.” Për dallim nga kjo qasje shumë kritike, në vitin 2013 pjesa më e madhe e mediave ose i heshtin ose i përcjellin në mënyrë të thjeshtë deklaratat e bartësve të pushtetit shtetëror.

Parashtrohet pyetja, a ka ndryshuar gjendja e romëve aq shumë sa që mediat thjesht e pasqyrojnë realitetin? Ose mediumet thjeshtë janë bërë pjesë e fshehjes thelbësore të realitetit? Nëse merren parasysh disa analiza që janë bërë, madje edhe nga vetë mediat (si për shembull ajo e Radio MOF-it, me titull “Asgjë nga pritjet për jetë më të mirë të romëve”), atëherë, shumë më tepër ka gjasa të bëhet fjalë për heshtje të realitetit. Ndërsa heshtja e realitetit është pjesë mu e diskriminimit të strukturor. Në fakt, nëse nuk arrijmë ta njohim diskriminimin e romëve, si do ta njohim diskriminimin e etniteteve ose grupeve të tjera! Dhe në rrethana të këtilla, mundemi vetëm të pyetemi, kush do të jetë cak i ardhshëm i diskriminimit strukturor?

**************************************************************************

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it:http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia

Lajme të ngjashme

Back to top button