Ministria e Mbrojtjes: Nuk furnizuam Gaddafin

Ministria shqiptare e Mbrojtjes deklaron se nuk ka thyer embargon e OKB-së. Ndryshe nga sa shkruhet në raport, ku ministria shprehej për një gabim njerëzor, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri deklaroi se armët nga Shqiperia kanë shkuar për të furnizuar kryengritësit libianë dhe jo Gaddafin. “Për Shqipërinë nuk ka thyerje të embargos.

OKB ka nisur njëhetim për ngarkesën me 800 mijë fishekë, që kanë mbërritur në destinacione të tjera. Kjo sasi ka shkuar në mbështetje të forcave rebele. Në deklaratat e opozitës ka dy dezinformime: e para se Shqipëria s’ka thyer asnjë embargo; dhe së dyti, se ky furnizim nuk ka shkuar për kolonel Gaddafin, por për rebelët. PS bën po shpifjet e radhës”, ka dekalruar sekretari. “Kontrata për eksport municioni në fjalë është realizuar me një vënd mik dhe forcat e tij të armatosura, që sipas raportit të panelit të ekspertëve të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, janë pronar dhe përdorues të fundit ligjorë.

Ministria e Mbrojtjes disponon të gjithë informacionin ligjor, të cilin ia ka vënë në dispozicion dhe panelit të ekpertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. E thënë ndryshe, për Shqipërinë nuk ka thyerje të embargos.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur një hetim për këtë sasi prej 800.000 fishekësh 12.7 mm, të cilat janë gjetur në destinacione të tjera. Gjithnjë sipas raportit të panelit të ekspertëve, kjo sasi municioni ka shkuar në mbështetje të forcave rebele anti-Ghadafi. Duke iu referuar këtij dokumenti (ku shumë mirë mund ta gjeni dhe online), rezulton se në deklaratat e opozitës dallohen qartazi dy elementë dezinformues: Së pari, se Shqiperia nuk ka thyer asnjë embargo ndërkombëtare.  Së dyti, ritheksojmë se ky municion nuk ka shkuar për regjimin e Ghadafit, por për forcat anti-regjim. 

Ndaj nuk kuptojmë ndjeshmërinë e lartë të Partisë Socialiste ndaj aleatit të vjetër të saj, Kolonel Muhamer Ghadafit, si i përzgjedhur këtë herë në fushatën e pandërprerë shpifëse të kësaj force politike ndaj shtetit shqiptar”-thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button