Bashkia, ndihmë në kualifikim dhe sipërmarrje për 353 të rinj. Basha: Angazhimi ynë, sukses

TIRANË- Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bankës Botërore u ka mundësuar 353 të rinjve të kryeqytetit, të marrin një profesion dhe të hapin një biznes të ri.

Pasi kanë përfunduar kurset profesionale, angazhim ky i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, shumë të rinj kanë arritur të gjejnë menjëherë një punë apo të vetëpunësohen si rrobaqepës elektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj.

Plot 142 të rinj janë trajnuar se si të fillojnë një biznes të ri, ndërkohë që 30 të rinj me planet më të mira të biznesit kanë përfituar një grant prej 2500 dollarësh.

Në një aktivitet të veçantë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa u ka shpërndarë çertifikatat dhe çeqet e grantit të përfituar këtyre të rinjve, ka dëgjuar dhe eksperiencat e disave prej tyre, që sot kanë bërë ëndrrën realitet./Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button