2080 përfaqësues të MOST-it do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor

Asociacioni qytetar MOST me 2080 vëzhgues do ta vëzhgojnë raundin e dytë zgjedhorë të zgjedhjeve lokale.  Ky numër I vëzhguesve do të jet I mjaftueshëm për të mbuluar 50-60 për qind të vendvotimeve.

Siç njoftojnë nga ky Asociacion, vëzhguesit do të jenë statik, dhe gjatë gjithë ditës do ta vëzhgojnë procesin zgjedhorë. Përskaj kësaj MOST do ët ketë edhe ekipe mobile, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike të vëzhguesve statik dhe ndërkohë do ti vëzhgojnë ato vende ku MOST nuk ka vëzhgues statik. 

Asociacioni qytetar MOST edhe njëherë sot ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndërkohë që njofton të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të denoncojnë parregullsi zgjedhore, apo të japin informata të ndërlidhura me procesin zgjedhorë, nesër do të jetë e hapur linja telefonike pa pagesë 080 080 080.  Derisa të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë të sigurt se në cilin vendvotim mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, atë mund ta kontrollojnë përmes internetit në adresën www.izbirackispisok.gov.mk. 
Përveç vëzhguesve vendor, nesër procesi zgjedhorë do ët vëzhgohet edhe nga OSBE dhe ODIHR.

Lajme të ngjashme

Back to top button