Fyle javën e ardhshme viziton Shkupin

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të mbërrijë në Shkup.

Vizita e tij ka si agjendë kryesore finalizimin e raportit pranveror për Maqedoninë, që pritet të shpallet më 16 prill.

Evrokomisioneri Fyle do të jetë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për zgjerim pranë KE-së Stefano Sanino.  Ata pritet të bisedojnë për dialogun politik, vlerësimi i zgjedhjeve lokale si dhe formimi i komisionit të ekspertëve që duhet të ndihmojë që të ndriçohen incidentet e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Siç paralajmërohet nga Brukseli zgjedhjet lokale megjithatë nuk janë kusht që Maqedonia të marrë raport pozitiv nga KE-ja, por ato mund ta rrezikojë këtë proces, përderisa vendi nuk tregon kapacitet që të zbatojë zgjedhje të qeta, demokratike dhe korrekte, sepse janë pjesë e kritereve politike të cilat duhet t’i plotësojë çdo vend kandidat për anëtarësim në Union.

Autoritetet qeveritare në Shkup kanë theksuar se presin që KE-ja të përgatit raport kredibil dhe objektiv për procesin e reformave në sferën e gjyqësisë, qeverisjes së të drejtës, për reformat në administratën publike, lirinë e mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ekonominë funksionale të tregut. Theks pritet të vendoset në realizimin e kritereve politike, duke pas parasysh se situata politike dhe zgjedhjet po ndiqen, siç thotë, nën vëzhgim të vendeve anëtare të unionit, dhe për çka shumë është me rëndësi që vendi të marrë vlerësim pozitiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button