Sot votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

Gjatë ditës së sotme do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe ata që janë të pafuqishëm, personat që gjenden në burg shtëpiak, personat e zhvendosur etj. 

Në rrethin e dytë të drejtë për të votuar kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të zhvendosur. Votimi ka filluar në orën 7 dhe do të mbarojë deri në orën 19:00. 

Votimi për zgjedhjen e kryetarëve në rrethin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. 

Të drejtën për votë e kanë 1.103.175 persona në gjithsej 1614 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Back to top button