UEJL ndan 150 bursa studimi, aplikoni!

Të gjithë maturantët të cilët gjatë shkollimit të mesëm kanë korrur sukses të shkëlqyeshëm, mund të aplikojnë për bursa studimi falas në Universitetin e Evropës Juglindore.

Siç njoftojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i UEJL-së, bursat janë tre lloje.

‘Në bazë të kritereve, ndarja e bursave do të bëhet në bazë meritore (merit based), për nevojë financiare (need based) dhe në bazë të meritës dhe nevojës financiare. Për bursat e llojit të parë do të merren parasysh rezultatet e testimit dhe suksesi në shkollë të mesme, për bursat e llojit të dytë do të merret parasysh gjendja ekonomike dhe sociale si dhe suksesi i shkollës së mesme, ndërsa për bursat e llojit të tretë përveç gjendjes ekonomike dhe suksesit do të merren parasysh kërkesat e donatorit të kompanive’ thonë në UEJL.

Ndryshe, 133 bursa janë të plota për studim tre vjeçar, 17 bursa për studim një vjeçar në programin ‘Investo në ardhmërinë tënde, puno dhe studio dhe financim apo lehtësim i anëtarit të dytë apo të tretë të familjes.

Për më shumë informacione, duhet të kontaktoni ueb faqen e UEJL-së ku mund të gjenden edhe kriteret strikte për regjistrimin. Ndërsa afati i aplikimit përfundon me 23 prill./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button