Cili është grimi më i përshtatshëm për studentet?

Dëshironi ta keni një pamje natyrale, shumë të këndshme, por prapëseprapë dëshironi të eksperimentoni me grimin tuaj, atëherë ne do të ju sugjerojmë disa këshilla që t’i keni parasysh.

Ja disa nga këshillat që ne do të ju sugjerojmë: 
Qëndroni e thjeshtë: Ju nuk duhet të shpenzoni me orë të gjata në mëngjes duke u bërë gati, përpiquni që rutina juaj e kujdesit ndaj vetes në mëngjes të jetë sa më minimale dhe e thjeshtë. Do ta falënderoni veten kur të zgjoheni në mëngjes pak më vonë, dhe do të ju duhet ta kapni orën e dytë të mësimit në 9:00. Më thjesht, më mirë apo jo!

Filloni duke u kujdesur për lëkurën tuaj 
Nëse keni një lëkurë të bukur, pjesa tjetër e make up-it bëhet l00% më e thjeshtë, në vend që të vendosni pudër të pafundme për të mbuluar njollat, ju vendosni një pudër natyrale për pak sekonda, kështu procesi është edhe më i thjeshtë, apo jo! Që të keni një lëkurë të mirë konsumoni ujë sa më shumë, dhe për probleme të tjera si akne apo njolla ju këshillojmë të konsultoheni me një dermatolog.

Grinim vendoseni në një vend me dritë 
Kur jeni duke bërë procesin e grimit ju këshillojmë që ta bëni atë në një vend ku ka dritë të diellit, pasi ju ndihmon që të shikoni se si duket fytyra juaj dhe si po e bëni ju grimin. Kini kujdes që të mos e rëndoni grimin, pasi kur të shkoni në fakultet ai duhet të jetë sa më natyra i dhe i freskët, jo i rënduar sepse nuk është komod dhe i përshtatshëm për ambientin. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button