KSHZ- kandidatët që nuk ndalin aktivitetet dënohen me 5 mijë euro

Nëse ndonjëri nga kandidatët për kryetar komunash apo këshilltar komunal ndërmerr aktivitete që nënkuptojnë fillim të fushatës para kohe, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve do ti sanksionojë.

Kështu ka thënë Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

‘Këshilli zgjedhor parasheh dënime prej 3 mijë deri 5 mijë euro për person juridik nëse nuk e respekton ligjin për fillim dhe përfundim të të fushatës’, thotë ai, transmeton Kapital.

Ndryshe nga 19 shkurti deri më 4 mars Këshilli për radiodifuzion ka ndaluar promovimin e kandidatëve për kryetar komunash.
Gjatë dy javëve të ardhshme Këshilli për radiodifuzion do të bëjë monitorim të shtuar të mediumeve elektronike. Ato në këtë periudhë, para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore nuk guxojnë t’i promovojnë dhe të informojnë për aktivitetet e kandidatëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button