Edhe diaspora maqedonase kundër Talat Xhaferit

Reagimet e opinionit maqedonas ndaj zgjedhjes së ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferi, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk kanë të ndalur. 

Ndaj emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes ka reaguar edhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM).

“Në bazë të veprave të tij të mëhershme, është e qartë se Xhaferi nuk ka autoritet moral të udhëheqë me ARM-në, kur dihet se vetë Xhaferi u pozicionua kundër këtij institucioni në vitin 2001. Emërimi i një ish-komandanti të UÇK-së për ministër të mbrojtjes, është e pakuptueshme për diasporën maqedonase dhe paraqet ofendim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht përkatësinë e tyre etnike”, thotë kryesuesi i këshillit drejtues të DBM-së, Stojan Nikollov. 

DBM-ja thotë se lajmi për emërimin e ministrit të ri të mbrojtjes, është pranuar me keqardhje të madhe nga të gjitha komunitetet maqedonase në botë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button