Ministri Xhaferi në takim me Këshillin veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit veriatlantik të NATO-s në formatin ISAF në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Në takim, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve kontribuuese në forcat e ISAF-it në Afganistan do ta shqyrtojnë përparimin lidhur me tranzicionin e përgjegjësive nga ISAF Forcave të sigurisë kombëtare afgane. Njëherit do të bisedohet edhe për angazhimin e NATO-s në Afganistan pas vitit 2014. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button