Të dhënat financiare tregojnë përmasat globale që ka marrë TikTok

ByteDance, kompania Kineze pas aplikacionit TikTok të videove me metrazh të shkurtër që u bë hit gjatë pandemisë, shikoi fitimet të dyfishohen vitin e kaluar, transmeton PCW. Një memo e brendshme e ndarë me stafin tregonte se të ardhurat u rritën me 115% në 34.3 miliardë dollarë për 2020-ën.

Statistika është një tregues i popullaritetit të TikTok në mbarë botën. Edhe pse fitimet e kompanisë ishin 93% më të larta në 19 miliardë dollarë, humbje si rezultat i shpenzimeve u llogaritën në 45 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

Këto humbje nuk kishin të bënin me operacionet e kompanisë por një humbje e cila i atribuohet një ndryshimi në financat e kompanisë. Në memo tregohet se ByteDance ka 1.9 miliardë përdorues aktivë në muaj në të gjitha platformat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button