Komisioni i Jashtëm shqyrton sot rezolutën çame

Komisioni i Jashtëm, nis sot zyrtarisht shqyrtimin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame, e dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.
Më 22 janar rezoluta çame u fut ne axhendën e Komisionit Parlamentar të Jashtëm ku janë përzgjedhur edhe dy relatorët e draftit Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike.

Rezoluta çame kërkon që në përputhje me neni 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë.
Për këtë duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.

Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë Komisionet dypalëshe.
Këto Komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me Traktatin e miqësisë dhe Konventën Europiane./Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button