Edhe qumështi i Vojvodinës është toksik

Sekretari për bujqësi i Vojvodinës, Goran Jeshiq, në profilin e tij në Twitter shkroi se rezultatet e analizës së parë të qumështit në Vojvodinë kanë treguar se nga 35 mostra të qumështit, madje 29 kanë përqindje të lartë të aflatoksinës. Sipas tij, shkaku kryesor për këtë është misri që përdoret si ushqim për kafshët, i cili këtë vit ka qenë i kontaminuar.  

Sipas radio B92, Jeshiqi në Twitter ka shkruar se situata është alarmante dhe se nuk sheh asnjë arsye se pse qumështi nuk është hequr nga përdorimi edhe më parë nga shitja. 

Para disa ditësh, pas kontrollit të jashtëzakonshëm të qumështit në Serbi, Ministria për bujqësi e Serbisë njoftoi se rezultatet kanë treguar se qumështi është i sigurt për t’u pirë.

Jeshiqi i publikoi rezultatet e hulumtimit. Koncentrimi maksimal i lejuar i aflatoksinës M1 në qumësht është 0,050 mikrogram në një kilogram.

Sipas listës, e cila gjendet në ueb-faqen e tij personale, aflatoksin ka pasur edhe në qumështin e Megle-s, qumështores së Nishit, qumështores “Somoboleda” të Somborit dhe në të gjitha ato, koncentrimi i këtyre përmbajtjeve kancerogjene ka qenë dyfish më i lartë se se 0,050 mikrogramët e lejuar në një kilogram. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button