Video dhe foto reportazhë, Shkupi sot-betejë lufte!

Sot Shkupi i ngjau një beteje të luftës. Aktualisht situata është e qetë. Portalb siguroi disa video nga ajo që ndodhi sot, ato do ti gjeni në fund të reportazhës.

Rrugët qendrore ishin të bllokuara nga prezenca e madhe e forcave speciale të policisë. Qindra shqiptar, me dhe pa maska, dolën, si që thanë, të mbrojnë dinjitetin e tyre, të ngrenë zërin kundër rrahjeve të vazhdueshme që u bëhen shqiptarëve të pafajshëm nga huliganë
maqedonas
.

“Në këto dy vite, dhe thjeshtë jemi të revoltuar dhe po dëshirojmë ta dëshmojmë para qeverisë se ne nuk jemi huliganë, nuk jemi të prapambetur dhe nuk jemi njerëz që duam të shkelim dikë, po thjeshtë duam të jetojmë të lirë dhe të qetë, bashkë të gjithë së bashku”, tha njëri nga protestuesit. 

Por, protestuesit nuk ishin paqësor ashtu si që lajmëruan, situata eskaloi pasi një grup i të rinjve dogji flamurët e Maqedonisë. Pas urës “Goce Dellçev” protestuesit u përleshën me policinë që ndalonte ata të marshojnë drejt qendrës së qytetit. U thyen disa vetura, vendqëndrimet e autobusëve, ndërkohë që policia ka hedhur gaz lotsjellës.


Turma e protestuesve disa herë në Bit Pazar u përlesh me policinë e cila në fund sërish përmes gazit lotsjellës arriti ti shpërndajë ata. U thye zyra për homoseksualë në Çarshi.

Ura në Bit Pazar ishte përplot me policë, gjuhej me bomba tymi lotsjellës. Protestuesit dogjën një autobus të Ndërmarrjes Publike. 

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se disa persona janë arrestuar, janë të lënduar dhjetëra policë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, janë shkatërruar disa vetura dhe një autobus i Ndërmarrjes së Trasportit Publik Shkupi. Ministria e Brendshme do të dalë gjatë ditës së nesërme me informata më të sakta. 

Për incidentet sot dhe dje reaguan tre partitë shqiptare: BDI, PDSH dhe RDK, simpatizerët e së cilës u sulmuan më vonë me tulla. Reaguan Shqipëria dhe Kosova

Protesta ishte organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Paralelisht, partia “Dostoinstvo”-ja organizoi tubim kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, ku do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e referendumit për ndërrimin e Talat Xhaferit, nga funksioni i ministrit të mbrojtjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button