Opozita kthehet në Kuvend

Në Kuvend për sot është caktuar seancë plenare në të cilën pikë e vetme në rendin e ditës është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me prcoedurë të shkurtuar, e që është propozuar nga një grup deputetësh.

Pas dy muajsh bojkot dhe protesta, pritet që deputetët opozitarë sot të kthehen në Kuvend dhe së bashku t’i votojnë ndryshimet në Kodin zgjedhor, me të cilat parashihet vazhdimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale deri më 8 mars, masë kjo që do të vlejë vetëm për këto zgjedhje lokale.

Kriza politike që pasoi si rezultat i ngjarjeve që ndodhën më 24 dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, u zgjodh dje ne ndihmën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me ç’rast opozita vendosi të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në zgjedhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button