“Dostoinstvo”-ja do të përpiqet ta heqë Xhaferin me referendum

“Dostoinstvo”-ja sot do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e referendumit për ndërrimin e Talat Xhaferit, nga funksioni i ministrit të mbrojtjes.

Sot në mesditë partia do të organizojë tubim kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes.

Aty do të mblidhen 100 nënshkrimet e para të cilat do t’i dorëzohen kryeparlamentarit Trajko Veljanovski. Ai në afat prej tre ditë duhet të tregojë se a është në rregull iniciativa dhe pastaj do të vazhdohet me mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve sa nevojiten për shpalljen e referendumit. 

Kryetari i kësaj partie, Stojançe Angellov, thotë se është i bindur se relativisht shpejtë do të arrijnë t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme, për shkak se, siç thotë ai, nuk njeh ndonjë maqedonas që nuk është i revoltuar me emërimin e Xhaferit në këtë funksion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button