Marrëveshja, e brishtë dhe për hatër të ndërkombëtarëve !

Marrëveshja e djeshme mes pozitës dhe opozitës e cila u arrit nën presionin e ndërkombëtarëve është e brishtë dhe nuk paraqet një veprim ku mund të shpresojmë zgjedhjen e problemeve dhe ngecjeve në politikën e Maqedonisë, vlerësojnë analistët Alajdin Demiri dhe Petar Arsovski. 

Demiri thotë se marrëveshja nuk ishte fryt i diskutimeve mes palëve por realisht u bë për hatër të ndërkombëtarëve dhe presionit të tyre andaj kjo nuk do ti zgjedhë problemet reale në vend, por vetëm do të shërbejë për tejkalimin e këtij momenti.

“Kjo situatë edhe një herë dëshmoi kapacitetin e ulët politik të Maqedonisë me të cilin vendi nuk mund të bëjë hapa drejt integrimeve evropiane. Deklaratat kontradiktore në lidhje me zgjedhjet parlamentare dëshmojnë për vakumin e kësaj marrëveshjeje dhe artificialitetin e saj, megjithatë sipas gjitha gjasave në vjeshtë mendoj se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare” tha analisti Alajdin Demiri.

Edhe analisti Petar Arsovski vlerëson se marrëveshja mes pozitës dhe opozitës përbëhet nga shumë paqartësi dhe dilema që mund sërish të shkaktojnë çarje dhe kriza politike.

“Deklaratat e pozitës dhe opozitës lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të paqarta dhe kjo nuk është në rregull, pasi partitë taktizojnë dhe nuk i qartësojnë pozicionet dhe ëndrimet e tyre, megjithatë unë vlerësoj se zgjedhje të parakohshme do të ketë vetëm nëse LSDM-ja merr shumicën e votave në këto zgjedhje lokale dhe atëherë do ta detyrojë VMRO-DPMNE-në, që të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare” përfundoi Arsovski në një prononcim për portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button