Pajisjet kundër zjarreve, ose janë jofunksionale ose s’janë fare nëpër ndërtesa!

Rrjeti hidraulik dhe pajisjet për mbrojtje nga zjarri janë të domosdoshme, por rrallë ndonjë ndërtesë e posedon ato. 

Disa qytetarë që banojnë nëpër ndërtesa thonë se këto pajisje janë sa për sy e faqe, ndërsa ata që banojnë nëpër banesa të ndërtuara para 30 apo 40 viteve nuk posedojnë fare.

‘Pajisje për mbrojtje nga zjarri ka banesa ku ne jetojmë, mirëpo ajo nuk posedon ato gjerat e nevojshme për ta fikur zjarrin, sa e kam pa unë, aty zakonisht është e mbushur me letra të postierit, uji, rryma, kanalizimi…kështu të ngjashme për gjithë banesën lihen mbi të apo në të. Nuk ka ndonjë funksion tjetër, dhashë Zoti mos të shpërthejë ndonjë zjarr, se kjo nuk është në rregull’ tha Zemrije Mustafa. 

‘Jetoj tek Kullat në Shkup-Veri, në fakt ndërtesa jonë edhe pse 12 katesh, ne kurrë s’kemi pasur pajisje kundër zjarrit, edhe pse aty ka hapësire të dedikuar për to’ tha Meriton Nagavci.

‘Unë jetoj në lagjen Çento në Shkup, ndërtesa ku ne banojmë është shumë e vjetër, e ndërtuar para diku 40 vitesh, dhe as që posedon këtë pajisje për tu mbrojtur nga zjarri’ deklaroi Ferikan Iljazi.

‘Edhe pse ne jemi të kujdesshëm, deri tani nuk ka pasur nevojë për pajisjet kundër zjarrit, por mendoj se ata duhet të jenë funksionale për çdo rast sepse jeta është moment dhe nuk i dihet, por nuk janë funksionale, unë jetoj këtu në Fushë Tophane, dhe mendoj se kjo gjë s’është në rregull’ shprehe Sadik Bilalli.

‘Hidrantët janë të zbrazura, prizat e pajisjeve të kundër zjarreve janë të prishura, grykat nuk janë. Është shumë rëndë të gjesh gyp kundër zjarri në hidrant në ndonjë ndërtesë. Kjo është luks tek ne. Asnjëherë në këto 40 vite derisa unë punoj nuk është marrë ndonjë hap më serioz për rrjetin hidrant. Ndërsa ne si zjarrfikës intervenojmë edhe nëpër ndërtesa 15 katësh’ ka thënë në një prononcim komandanti i njësisë së zjarrfikësve Bllagoja Menkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button