Ahmeti, Fules: Nuk pranojmë ndryshimin e datës të mbajtjes së zgjedhjeve

Sot në Shkup u takua lideri i BDI-së Ali Ahmeti me komisionarin Shtefan Fule, ku u diskutua në lidhje me situatën aktuale politike në vend dhe për daljen nga ngërçi politik.

Pas takimit të realizuar para pak çastesh, palët nuk u deklaruan për mediat, por zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani deklaroi se Ahmeti ka qënë i prerë se nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij për ndryshimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve lokale.
“Jemi te interesuat te normalizohet procesi zgjedhor, të kthehet opozita dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që të mund të fokusohemi në punën tonë për eurointegrimet. Jemi të gatshëm të pranojmë kompromise të të gjitha varianteve, përpos njërit i ciii është shtyrja e datës së zhvillimit të zgjedhjeve lokale.
Njëkohësisht, Fule vazhdon takimin edhe me liderin e opozitës Branko Crvenkovski ndërsa para këtij u takua edhe me kryeministrin Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button