Zbulohet propozimi i Nimetzit: Maqedonia e Epërme erga omnes,për identitetin nuk do të flitet

Maqedonia e Epërme është emri që do ta zëvendësojë FYROM-in në 7 deri më 8 vitet e fundit, aq sa do të zgjatin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan në propozimin më të ri për ta zgjidhur kontestin e emrit në të cilat ka arritur NOVA TV nga burimet diplomatike të përfshira në bisedime.

Propozimi i ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, parashikon që emri Maqedonia e Epërme të shfrytëzohet përderisa zgjatin bisedimet për anëtarësim, ndërsa pasi që të përfundojnë, qytetarët e Maqedonisë në referendum do të duhet të deklarohen për dy pyetje: A janë për anëtarësim në BE dhe a pajtohen për pranimin e emrit Maqedonia e Epërme?
Përgjigja pozitive e kësaj pyetje do të thotë se Maqedonia e Epërme bëhet emri kushtetues menjëherë pasi që vendi të bëhet anëtare e BE-së.

Kjo është një rezyme e propozimit më të ri rreth të cilit janë afruar të dyja anët gjatë bisedimeve, thonë burimet për Nova TV.

Sa i përket pyetjeve të ashtuquajtura “çështje të identitetit”, ato do të rregullohen në kuadër të BE-së.

Gjatë bisedimeve me BE-në, në bazë të kësaj marrëveshje, do të zgjidhen edhe detaje tjera jo pak të rëndësishme për të dyja anët, ndërsa që kanë të bëjnë për shfrytëzimin e atributit “maqedonase”.

Këto janë bazat e propozimit më të ri për të cilat momentalisht po bisedohet, thuhet nga burimet që janë të përfshira në bisedime.

Lajme të ngjashme

Back to top button