Egjipt: Hasham Kandil kundër fetvasë ndaj opozitës
Kryeministri egjiptian Hasham Kandil e dënoi fetvanë me të cilën urdhërohet vrasja e liderëve opozitarë, të cilën e lëshuan disa krerë ekstrem myslimanë dhe tha se Qeveria shqyrton të ndërmerr masa ligjore kundër tyre.
Kandil paralajmëroi se fetvatë e këtilla mund të sjellin deri në “trazira dhe aktivitete subverzive”. Lideri më i theksuar opozitar egjiptian Muhamed el Baradej, lider i partisë Fronti nacional për shpëtim, dje e kritikoi Qeverinë për shkak të asaj që nuk është prononcuar me rastin e fetvasë.
Në një fetva kreu ultrakonservator Mahmud Shaban tha se liderët e Frontit nacional për shpëtim “e djegin Egjiptin që të vijnë në pushtet dhe se Zoti ka gjykuar që të vdesin”.
Al Azar, institucioni kryesor islamik i myslimanëve sunitë dhe Vëllezërve myslimanë, parti e presidentit egjiptian Mahmud Abas, gjithashtu e dënoi fetvanë.
Ndërkohë, policia egjiptiane filloi t’i sigurojë shtëpitë e liderëve opozitarë.