Spiro Ksera punëson bashkëpunëtorë të “Agimit të Artë”

Pak ditë më parë Aleanca Kuqezi akuzoi qeverinë shqiptare se financon partinë greke neo-naziste “Agimi i Artë”. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu publikoi fakte dhe dokumente, që lidhen me pagesa dhe shpërblime të qeverisë shqiptare në favor të drejtuesve të “Agimit të Artë” në Shqipëri dhe Greqi, posaçërisht kreut të lëvizjes për “Pavarësinë e Vorio- Epiriti dhe Greqinë e Madhe”, Theofan Kaliviotis.

Këto dokumente AK ia ka dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, me argumentin se përbën vepër penale dhe krim kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në ngarkim të ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, dikaster ku është punësuar Kaliviotis.

Sipas këtyre dokumenteve Kaliviotis në janar të këtij viti është emëruar këshilltar i ministrit Ksera dhe merr një pagë mujore 1 042 mijë lekë ose 770 euro. Por deputeti i “Agimit të Artë”, Kriso Papas ka deklaruar se nuk është e vërtet që Kaliviotis ka lidhje me këtë parti./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button