Dhuna në shkolla, sjellje jo normale që kalon në kriminalitet

Në Republikën e Maqedonisë në shkolla po ndodh diçka shumë e dhimbshme. Për fat të keq dhuna po bëhet dukuri e përgjithshme. Tani dhuna, që dikur cilësohej si diçka jo e moralshme dhe dukuri devijuese, sot po bëhet përditshmëri e shkollarëve tanë, thotë sociologu Sadik Emroja.

Në literaturat pedagogjike dhe psikologjike ekziston një tezë që thotë se kjo sjellje  tek adoleshentët është normale dhe pas një kohë ajo zhduket, por si duket tek ne dhuna po merr përmasa më të mëdha dhe nga një agresivitet ose sjellje jonormale po kalon në një kriminalitet të qartë.

Incidentet mes nxënësve në shkollat e mesme të vendit janë vazhdimisht aktuale ditë më parë u përsërit incidenti mese nxënësve shqiptar dhe maqedonas në qytetin e Strugës, ku një nxënës përfundoi me lëndime më të rënda. Incident më masiv ndodhi vetëm para një dite edhe  në qytetin e Kërçovës, në të cilin u përfshinë jo vetëm nxënësit e shkollave por edhe prindërit e tyre. Në incident intervenoi policia e qytetit. 

Kjo na detyron të përballemi në mënyrë shumë serioze me dhunën duke e trajtuar atë si një dukuri të dimensionit të gjerë social. 

“Edhe marrëdhëniet ndëretnike ndikojnë mjaft në paraqitjen e dhunës në shkollë sidomos në shkolla të mesme ku mësimin e ndjekin një numër i madh i nxënësve të etniteteve të ndryshme, të cilat mund të kenë dhe prapavijë politike. Siç duket, ne ende nuk jemi në gjendje të bëjmë dallimin e llojeve të dhunës, e cila manifestohet në disa forma, si: dhunë fizike, psikologjike, sociale, seksuale. Të gjitha llojet e dhunës që u ushtruan nëpër shkollat tona për fat të keq u kuptuan dhe u interpretuan për interesa të çastit ose për interesa politike”, thotë sociologu Sadik Emroja.

Ndryshe, dhuna fizike manifestohet me rrahje, shkelmime, kafshime, ngufatje…. etj., duke përdor edhe mjete të ndryshme siç e përshkruajnë pedagoget e shkollave. Dhuna psikologjike manifestohet në mënyra të ndryshme duke nënvlerësuar, injoruar, tallur, fyerjen e deri te sharja e kërcënimi verbal. Dhuna seksuale shprehet përmes ledhatimit, puthjes dhe marrëdhënie së drejtpërdrejte seksuale. Ndërkaq dhuna sociale shprehet me nënçmime nacionale, fetare, gjinore, financiare etj./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button