Vazhdon greva e NPK-së, Tetova mbytet në bërllok

Greva e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetovë nuk e ka ndërmend të ndërpritet. Pritet që edhe gjatë ditës së sotme punëtorët e mbledhur para kësaj ndërmarrje të kërkojnë rrogat e tyre të cilët nuk i kanë marrë gjatë muajit dhjetor dhe janar.

PortAlb mëson se një kompani nga Komuna e Zhelinës ka angazhuar dhjetë punëtor nga një kompani private për ta pastruar vetëm qendrën e Tetovës dhe atë gjatë natës, që qyteti të duket deri diku i pastër.  

Por grevistët që protestojnë tani më dy javë janë të revoltuar nga ky veprim dhe thonë që do ti ndalojnë dhe këta punëtorë të mos pastrojnë deri sa të marrin rroga. /Portalb

Në ndërkohë Tetova mbetet burim i bërllokut dhe pamjes katastrofale që nuk i ngjan një qyteti me dy universitete.

PortAlb tentoi të merr një prononcim edhe nga drejtori i ndërmarrjes publike komunal Tetova Ajet Murati por ai përsëri paraqiti qëndrimin e tij tash më të njohur se është në bisedime për të zgjedhur këtë problem.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button