Rusia dëboi një diplomat të Estonisë
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka dëbuar një diplomat të Estonisë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Talinit për të shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus, raporton REL.
“Së voni, Estonia, pa arsye, e shpalli person të padëshirueshëm një punonjës të Ambasadës ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo po ashtu tha se ambasadori estonez në Moskë është thirrur në bisedë informative.
Tensionet midis Rusisë dhe shteteve baltike – Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – janë në rritje, prejse Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.
Ato janë rritur edhe më shumë muajin e kaluar, kur Lituania, Letonia dhe Estonia – që të gjitha ish-republika sovjetike – kanë bërë thirrje për “vendosjen e masave kufizuese” kundër Moskës, lidhur me burgosjen e politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny.
- LEXO: Zyrtarët rusë: Moska gati të përgjigjet nëse përballet me sanksione të ashpra nga BE-ja
- LEXO: Lituania refuzoi kërkesën e Rusisë për bashkëpunëtorët e Navalny-it
- LEXO: Gjermania, Suedia dhe Polonia dëbojnë diplomatët rusë
- LEXO: Moska dëboi diplomaten shqiptare
- LEXO: Shqipëria dëboi diplomatin rus, reagoi Rusia