Vidhet posta në Shuto Orizarë

Dy hajdutë të armatosur sot në mëngjes rreth orës 8:40 e kanë vjedhur ekspoziturën e Postës së Maqedonisë në rrugën “Jovan Haxhi Shishkov” në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, informon policia.

Në informatën e policisë thuhet se pasi nëpunësja e ka hapur ekspoziturën, brenda kanë hyrë dy burra të armatosur të cilët i janë kërcënuar se do ta vrasin në qoftë se nuk ua jep paratë. Nëpunësja e ka zbrazur arkën dhe hajdutëve u ka dhënë rreth 7.000 denarë.

Pas kësaj, hajdutëve janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është duke i kërkuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button