Struga me plan kundër përleshjeve të nxënësve

Incidentet e shumta mes nxënësve të shkollave të mesme, “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo”, kanë nxitur komunën e Strugës që të adopton plan veprimi për sigurinë në shkollat e mesme, njofton “Dnevnik”.

Plani është vepër e Këshillit lokal për preventim. Njëri ndër anëtarët e këtij trupi punues, Hyjnor Kica, shpjegon se gjatë përgatitjes së planit, janë shqyrtuar mangësitë e deritanishme, të cilat, para së gjithash, kanë të bëjnë me sjelljen e dhunshme dhe asociale të të rinjve.
 
“Ky është projekt që i përfshin të gjithë këshilltarët dhe është një punë shumë e mirë. Mendoj se kohëve të fundit, në shkollat e mesme, punët janë relaksuar. Po ashtu jam i mendimit se duhet të punohet më tepër me fëmijët dhe prindërit, deklaron Kica për “Dnevnik”.

Në prag të zgjedhjeve lokale, ai apelon deri te partitë politike që të mos i keqpërdorin fëmijët në fushatën parazgjedhore.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button