Kriza ekonomike e Greqisë nuk le shpresa për zgjidhje të emrit me Maqedoninë

Ambasadori i sapo emëruar amerikan në Greqi, Dejvid Pirs, në dëshminë para Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan deklaroi se kriza ekonomike në Greqi e vështirëson gjasat për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë.

“Ekonomia greke është në një situatë shumë të vështirë. Është shumë vështirë për çdo qeveri të përballet me situatën në kohën kur ekonomia u zvogëlua për 24 për qind. Mosmarrëveshjet me emrin po zgjasin mbi 20 vjet dhe është një çështje shumë e vështirë. Shpresojmë që ambasadori Metju Nimic do të mund të ec përpara. Ne i mbështesim përpjekjet e tij dhe shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje që do të ishte reciprokisht e pranueshme për të dy palët dhe kjo do të ishte mirë për stabilitetin rajonal dhe integrimin në institucionet euro-atlantike” deklaroi ambasadori Pirs i pyetur nga senatori Kristofer Marfi Pirs nëse kriza në Greqi do të lehtësoj apo vështirësoj zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Roli i SHBA-ve është që të jetë e pranishme, e angazhuar, të vëzhgojë, të raportojë dhe t’iu japë mundësi që përgjegjësit në Uashington të kenë informacione që iu nevojiten, tha ambasadori i propozuar Pirs. Senatori Marfi përkujtoi se vitin 2014 është planifikuar samiti i NATO-s, andaj zgjidhja e kontestit rreth emrit do të ndihmojë që Maqedonia të bëhet anëtare me të drejta të plota

Lajme të ngjashme

Back to top button