MPPS: punëdhënësi të paguaj mëditjen e punëtorit gjatë festave!

Ministria për punë dhe politikë sociale, edhe këtë vit vazhdon me luftën kundër punësimit në të zezë dhe të gjitha pa rregullsive në sferën e marrëdhënieve dhe sigurisë gjatë punësimit.

Keqpërdorime më të shpeshta, siç tha ministri i këtij dikasteri Spiro Ristovski, ndodhin gjatë kohës së festive, kur praktikisht të gjithë të punësuarve duhet tu paguhet mëditje feste, e cila është për 150 për qind më shumë sesa e rregullta.

‘Në realitet jemi dëshmitarë për një gjendje ndryshe. Mospagimi i mëditjes festive do të thotë një keqpërdorim i mundit të njeriut, që paraqet një demotivim për vetë punëtorin, dhe nga ana tjetër një përfitim jo i rregullt për punë dhënësin’ tha Ristovski.

Në rast se konstatohet shkelja e këtij ligjit, punëdhënësi me vendim është i obliguar këtë ta kryej në afat prej 15 ditësh, në të kundërtën pasojnë dënime prej 6 mijë deri 7 mijë eurosh./Portalb/Dnevnik

Lajme të ngjashme

Back to top button