Mësyshi dhe hasedi

Do të mundohemi ti shpjegojmë këto dukuri apo sëmundje të cilat sjellin pasoja të rënda dhe tepër të çuditshme. Sëmundje e cila burimin e ka vetëm te sytë e krijesave të Zotit xh.sh. Çfarë na tregon Kur`ani dhe hadithi për këtë çështje?

Çfarë është mësyshi?

Mësyshi është një shikim që del apo lëshohet nga një krijesë,qoftë njeri,xhin apo kafshë,burrë apo grua. Ky shikim drejtohet drejt sendit që ai e shikon dhe e pëlqen, dhe si pasojë e këtij shikimi ndikohet apo ndryshon ai send me lejen e Allahut të Lartësuar. Ndikimi i mësyshit realizohet si shkak i lakmisë,habisë,dashurisë,apo urrejtjes dhe zilisë. Mësyshi ka një force të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta kuptojnë shumica e njerëzve. Mund të ndikojë në shpejtësi dhe largësi shumë të madhe,dhe ndikimi i tij të vazhdojë me vite. Dijetarët islam bëjnë të ditur se mësyshi mund të shkaktojë paralyze të tërrësishme,çmenduri,vetëvrasje,kancer,aborted he shumë e shumë sëmundje të ndryshme,të cilave nga aspekti mjekësorë nuk u gjendjet assesi shkaku dhe origjina e tyre.

Komentatorët e Kur`anit pohojnë se mësyshi është më i shpejtë se sa shpejtësia e xhinëve. Kurse shpejtësia e xhinëve është sa hap e mbyll sytë,ata kalojnë prej një shtet e në tjetër. Ndikimi i mësyshit është i ngjashëm me ndikimin e rrezeve të diellit,të cilat nuk mund të shihen me sy,por ndikojnë te vendi që godasin. Mësyshit me lejen e Allahut i mundësohet që të jap ndikimin e tij mahnitës në: mençuri,në dituri,në pasuri,në risk, në bukuri,në zgjuarsi,në moral,në urtësi,në pozitë,në dashuri për fe,në oratori,në bukuri të zërit,në të ecur,në shkathtësi,dhe në shumë e shumë cilësi të tjera,të cilat i janë dhuruar robit si mirësi dhe begati nga Zoti xh.sh. Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ”Ndikimi i mësyshit është i mundur,dhe ai ndodh me vullnetin e Allahut.” Dijetari i madh islam Ibën Haxher (Allahu e mëshiroftë) thotë: ”Mësyshi është të shikosh mahnitshëm e me lakmi,qoftë dhe pa zili,qoftë edhe nga njeriu më i mirë,por ai që pëlqen diçka dhe e mahnit, le ta urojë, le ta bekojë, le të lutet për të duke thënë MASHA-ALL-LLAH”.

Çfarë është hasedi?

Hasedi-Zilia: Dëshira që ai tjetri mos të ketë një mirësi apo begati që i`a ka dhuruar Allahu i Lartësuar.Dijetari ynë islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë thotë: “Hasedi është një sëmundje psikike shpirtërore,një sëmundje dominante që s`mund të shpëtojë prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve.Nuk ka trup pa hased,por arrogant e shfaq dhe e forcon,duke mos bekuar vëllaun e tij, kurse fisniku dhe bujari e fsheh dhe e zhduk, duke thënë MASHA-ALLAH-TEBAREK-ALLAH”.

Pejgamberi s.a.v.s. thotë:Kanë rënë te ju sëmundjet e popujve para jush,zilia dhe urrejtja.Këto sëmundje janë qethëse,nuk po them që do t`ua qethin kokvn,por do t`ua qethin fenë.”

Realiteti dhe vërtetësia e mësyshit dhe hasedit ka ardhur dhe është sqaruar në librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit,Muhamedit a.s. Ngjarja e pare për të cilën na ka lajmëruar Allahu në Kur`an,mbi ekzistencën dhe ndikimin e mësyshit, është ndodhia në mes Iblisit dhe Ademit a.s.Pikërisht,shkaku për daljen dhe largimin e Ademit a.s nga Xhenneti, nga shtëpia e lumturisë, ishte hasedi dhe xhelozia e Iblisit Allahu e malkoftë.Poashtu Allahu i Lartësuar në Kur`an na tregon se humbja e jetës së Habilit nga duart gjakatare të Kabilit ishte sërish shkak hasedi dhe xhelozia e birit të Ademit mbi vëllaun e tij.Pa mos lënë anësh të përmendim dhe si rezultat i hasedit, Jusufi alejhi selam, u hodh në pus nga duart e vëllezërve të tij.Atëherë kur Jusufi a.s i tha babait të tij: ”O babai im,unë kam pare në ëndërr 11 yje,diellin dhe hënën i kam parë duke më bërë sexhde! Babai i tij Jakubi a.s i tha: “O biri im,mos ua trego ëndrrën vëllezërve tu,sepse shejtani për njeriun është armik i qartë”. (Kur`an JUSUF:4-5)

Për këtë aryse kur e pyetën Hasan El-Basriun e ai ka thënë: A ka hased njeriu, a ekziston hasedi? Ai tha: ”Çfarë të bëri ty që t`i harrosh vëllezërit e Jusufit a.s.Por duhet që të bekosh vëllaun tend.”

Lajme të ngjashme

Back to top button