Gjermania dhe Franca përgatiten për ashpërsim të masave kundër përhapjes së koronavirusit

Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë.Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, po përballen me normat më të larta të infektimit prej kur ka shpërthyer virusi, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv janë duke mbushur në Evropë, meqë numri i të infektuarve është dukshëm më i madh sesa në muajt mars dhe prill, kur masat e izolimit patën ndalur hovin e virusit. Gjermania pritet të ashpërsojë kufizimet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të disiplinuar dhe t’u përmbahen masave që dinë për koronavirusin, pasi vendi lufton me një valë të dytë të ashpër të përhapjes së infeksionit.

“Ne dimë si të mbrohemi. Ne dimë si të përgjigjemi dhe të vazhdojmë tutje. Por numrat në rritje na tregojnë se nëse nuk i përmbahemi asaj që dimë për koronavirusin, do të gjendemi në situata nga e cila do të jetë më e vështirë të dalësh”, tha Merkel.

Në mesin e mesave që do të shqyrtohen janë edhe mbyllja e restoranteve, bareve dhe muzeve, si dhe ndalimi i organizimeve tjera.

Italia dhe Spanja janë në mesin e shteteve evropiane që janë detyruar të vendosin kufizime të reja për koronavurus, ndërkohë që Franca është duke analizuar nëse mund të aplikojë masa më të vështira.

Në kohën e rritjes së shkallës së infektimit, autoritetet ruse kanë vendosur që vendosjen e maskës ta bëjnë të detyrueshme në hapësira publike, transport publik dhe ashensorë.

Rusia renditet e katërta në botë për nga numri i infektimeve të regjistruara, 1,540,000, përfshirë 26,000 vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i infektimeve brenda ditës është duke u rritur në 47 shtete, derisa i të vdekurve në 34.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të reja në SHBA, brenda shtatë ditëve, ka arritur në rreth 73,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button