Bishevac: ‘Ali Ahmeti të mos japë leksione morali’

Ka reaguar sot deputeti i opozitës nga radhët e Ligës Boshnjake, Safet Bishevac, ndaj deklaratës së djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se Cërvenkovski është një “mjeshtër situatash”.

Nga protesta që u zhvillua para objektit të “Tutunski Kombinat” në Shkup, deputeti Safet Bishevac, ka thënë se “nuk jam i sigurt se Ali Ahmeti, në këtë moment, është njeriu që do të duhej të japë leksione morali. Ai dhe deputetët e tij nuk u treguan luftëtarë të mëdhenj të demokracisë, për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve, përë të cilën gjë vazhdimisht thonë se është prioriteti i tyre kryesor”. 

Ahmeti ka deklaruar dje se Cërvenkovski është një “mjeshtër situatash”, dhe i ka bërë thirrje opozitës për t’u kthyer në Kuvend për të vijuar dialogu dhe procesi integrues.

Deputeti boshnjak ka thënë se nuk është populli ai që frikësohet, por Gruevski dhe regjimi i tij.

“Rezistenca kundër regjimit jopopullor dhe diktatorial të Nikola Gruevskit jo vetëm që nuk ndalet, por është duke u rritur gjithnjë e më shumë, dhe është e qartë se populli e ngre zërin dhe thotë: ‘Mjaft më me këtë qeverisje jopopullore të Gruevskit’. Rezistenca po përhapet nëpër të gjitha qytetet e vendit tonë, kurse vullnetin e qytetarëve do ta shihni më së miri të dielën, në ora 12, kur fillon marshi protestues para marketit ‘Vero’ në lagjen Taftalixhe”, ka theksuar Bishevac. 

Ai potencoi rezistenca e opozitës po përforcohet si për nga kualiteti ashtu edhe për nga përmbajtja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button