Protestë e mediave private për të drejtat autoriale

Anëtarët e Shoqatës së mediave private të Maqedonisë (SHMPM) sot filluan aktivitete në shenjë proteste për ngjarjet në fushën e pagesës së të drejtave autoriale.

Përmes mesazheve të unifikuara, të cila do të transmetohen në programet e anëtarëve të shoqatës, SHMPM-ja kërkon rregullativë të re ligjore në fushën e të drejtave autoriale, duke theksuar se nuk është kundër pagesës së tyre.

Nga SHMPM-ja njoftojnë se kanë dërguar kërkesë deri te Drejtoria për të ardhura publike, Policia financiare dhe deri te Prokuroria që të rihetohet e tërë puna financiare, llogaridhënia dhe transparenca e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore (SHMDAM) dhe Shoqatës së re për mbrojtjen e të drejtave muzikore (MMI). Kërkesa është dërguar edhe deri te Ministria për Kulturë që të stopohet puna e shoqatës së re MMI deri në përfundimin e hetimit.

Sipas SHMPM,-së krahas mesazheve të unifikuara në radio dhe në televizion, që do të transmetohen në program sot dhe nesër, do të pasojnë edhe masa të tjera me të cilat më afër do të informohen qytetarët për ngjarjet e fundit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button