Ushqimi që ua largon gjumin

Tërë natën rrotulloheni në shtrat, por gjumi nuk ju vjen në sy? Mendoni se çka keni ngrënë pasi që ushqimi i rëndë është me siguri fajtori kryesor i pagjumësisë suaj. Lexoni cilat ushqime janë armiq të gjumit kualitativ, dhe nëse i evitoni këto ushqime me siguri që do të flini si foshnjë.

– Mishi i tymosur: Goditeni veten në duar nëse në orët e vona të mbrëmjes konsumoni sandviç me përshutë. Përshuta, salsiçja dhe mishi i tymosur përmbajnë nivel të lartë të aminoacidit tiramin, dhe ai e detyron trurin të lirojë norepinefrin, stimulues i trurit i cili na mban të zgjuar dhe ngapak nervoz. Andaj nëse dëshironi gjumë cilësor largojini nga menyja e darkës produktet e këtilla.

– Çokollata: Keni kujdes me çokollatën në çfarëdo forme. Shumë njerëz në vitet e vona janë shumë të ndjeshëm në kafeinë, dhe madje sasia më e vogël e çokollatës në akullore mund t’iu pengojë. Çokollata po ashtu përmban tirozin, aminoacidi stimulues. Edhe përkundër që është shumë e ëmbël, ajo për gjumin është shumë e keqe.

– Pijet energjike: Pijet energjike përmbajnë nivelin e lartë të kafeinës, si edhe aminoacidin taurin, i cili e rrit ngarkesën dhe sekretimin e adrenalinës. Studimet më të reja kanë treguar se konsumimi i pijeve energjike gjatë ditës shkakton gjumë të parehatshëm. Ato nuk janë të dëmshme vetëm për gjumin, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

– Keçapi: Speci, pica dhe ushqimi me mëlmesa e vështirësojnë tretjen, dhe së bashku me këtë edhe gjumin. Ushqimi me erëza, keçapi, ndonjëherë shkakton krijimin e acidit të stomakut dhe simptomat tjera të cilat e vështirësojnë dhe ndërpresin gjumin.

– Alkooli: Një gotë ose dy para shkuarjes në gjumë, do të keni pengesa disa orë më vonë pasi do ta ndërpresë gjumin e thellë dhe të shëndetshëm. Alkooli stimulon dehidrimin dhe të detyron të urinosh, për çka shpesh zgjoheni.

Këta janë pra armiqtë kryesorë të gjumit, dhe nëse dëshironi të flini dhe pushoni si duhet atëherë urgjent produktet e lartcekura duhet t’i largoni nga menyja juaj e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button