Rita Ora u kritikua për veshjen e saj, me të drejtë apo jo gjykoni vetë

Veshur me një kombinim të goditjes së zjarrit, 22-vjeçarja bëri të sigurt që të gjithë sytë ishin mbi të. Rita Ora është kritikuar negativisht për veshjen e saj me të cilën u paraqit në sfilatën e markës Chanel në Paris.

Kosovarja ka qenë e ftuar në sfilatën glamuroze të koleksionit Pranverë/Verë 2013 të shtëpisë së famshme të modës, që u zhvilluar në kryeqytetin francez, në Grand Palais, ku ajo u paraqit me një veshje interesante, për të cilën mediat e cilësuan mjaft negativisht.

Me një fustan të gjatë të bardhë, me një xhaketë lëkure ngjyrë të kuqe dhe me një palë këpucë të zeza, Rita u komentua tej mase për këtë kombinim, i cili rezultoi të ishte i çuditshëm dhe i gabuar për këtë ditë.

Por prapë, ajo tërhoqi vëmendjen e mjaftuar me bukurinë e saj. E ulur në radhë të parë, përkrah aktores Anna Mouglalis dhe reperit Theophilus, Rita shkëlqeu edhe këtë herë.
Përveç sfilatës, ylli botëror shfrytëzoi rastin të takonte edhe mikeshën e saj më të ngushtë tashmë, modelen Cara Delevinge, e cila sfidoi për “Chanel”

Lajme të ngjashme

Back to top button