Vidhen 3.000 euro prej një poste

Tre mijë euro kanë vjedhur hajnat, të cilët mbrëmë kanë zbrazur arkën e postës në fshatin Debresht të Prilepit.

Nga policia theksojnë se hajnat kanë thyer një dritare të postës, me një vegël kanë shpuar bravën e sigurisë, e zbrazën arkën dhe janë arratisur. Plaçkitja është zbuluar nga të punësuarit të cilët lajmëruan policinë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button