Koleksioni i fustaneve të nusërisë për vitin 2013

Elie nga “Elie Saab for Pronovias” ofron veshje klasike për nuse të stilit të lartë. Detaje të  ndërlikuar si dantella dhe punime të detajuara do të plotësojnë feminitetin tuaj, ndërsa vijat  dramatike, ju bëjnë të ndjeheni si princeshë.

Fustanet e  Saab-it duket se u janë shmangur klishesë nga përrallat si Hirushja apo Bukuroshja e Fjetur, madje edhe pjesëtaret e vërteta të familjeve mbretërore si kontesha Stephanie de Lannoy  nga Belgjika, për ditën e tyre të madhe, kanë zgjedhur një fustan të dizajnuar  nga dizajnuesi libanez.

Edhe Katy Perry në ditën e dasmës së saj dhe në serinë e popullarizuar televizive “Vajza e thashethemeve” (“Gossip Girl”) ka pasur të veshur fustanet e dizajnuar nga  Saab.
Të gjithë fustanet e nusërisë të dizajnuar nga  Saab, për vitin 2013, janë me madhësi natyrale të belit dhe shtatit, që e theksojnë formën natyrale të trupit.

Saab gjithmonë ka mahnitur  me përdorimin e pëlhurave të shtrenjta  dhe qëndisjeve të  kushtueshme.

Ekziston mundësia e përzgjedhjes së fustaneve me hapje të madhe në formë të shkronjës  V  apo me hapje konservatore përreth qafës, dhe të gjitha opsionet ndërmjet këtyre dy modeleve. Në thelb, Saab ka menduar për të gjitha llojet e nuseve dhe  për  të gjitha vendet e mundshme ku organizohet ngjarja festive.

Pavarësisht se çfarë është stili i veshjes suaj, fustanet e Saab paraqesin  një bashkim magjik të shkollës së vjetër klasike me romantiken. Zbukurimet delikate bëjnë që ju sigurt të dalloheni  nga të tjerat, të cilën gjë sigurisht se  synoni ta arrini për ditën më të bukur të jetës tuaj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button