Petkovski: Gruevski para Ahmetit mjaullin si mace e vogël

Në protestën që u mabjt sot te udhëkryqi te “Simpo”-ja në Shkup, kryetari I PRSD-së, Tito Petkovski, tha se Gruevski para Ali Ahmetit mjaullin si mace e vogël.
Ai konfirmoi se opozita as që ka pritur ndonjë rezultat nga takimi i djeshëm i liderëve, duke pasur parasysh se e kanë të njohur karakterin dhe qëllimet e Nikolla Gruevskit.
Ai tha se Gruevski nuk dëshiron që të jetë dikush tjetër në skenën politike përveç tij dhe pasi i luftoi partitë politike tani është futur në luftë me politikanët.
Por, sipas Petkovskit, qëndrimi i tij është krejtësisht ndryshe kur bëhet fjalë për liderin e BDI-së dhe tha se Gruevski para tij mjaullin si mace e vogël.
“Gruevskit i interesojnë vetëm fuqia dhe paratë. Ai nuk është i interesuar për asgjë tjetër”, tha Petkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button