Arrestohet Isnifariz Xhemaili – çobani më i njohur në Maqedoni

Pjesëtarët e njësitit policor “Alfa”, në bazë të urdhëresave gjyqësore, në Shkup arrestuan shtatë persona që janë dënuar me dënim me burg me vendime të plotfuqishme gjyqësore, me kohëzgjatje të përgjithshme prej 13 vitesh me burg.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Isnifariz Xhemaili, i cili është i dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj burg për shkak të larjes së parave dhe përfitimit të paligjshëm pronësor, si dhe për keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Të arrestuarit e tjerë janë Idaver B. (58) nag Shkupi, i dënuar me një vjet burg për veprën penale – “vjedhje e rëndë“, pastaj Marin P. (45) nga Shkupi për të vuajtur dënimin me burg prej një viti për veprën penale – “vjedhje e rëndë“; Mitko S. (42) nga Shkupi i dënuar me dënim të plotfuqishëm një vjet burg për veprën penale – “vjedhje e rëndë“; pastaj Ljupço Z. (38) nga Shkupi i dënuar me tre vjet burg poashtu për veprën penale – “vjedhje e rëndë“; Gjoko Gj. (24) nga Shkupi i dënuar me një vjet burg për veprën penale – “vjedhje e rëndë“; Dilaver R. (53) nga Shkupi i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për veprën penale – “vjedhje e rëndë“. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button